Saturday, October 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiBDI-ja e Dollogozhdës në përkrahje të Ali Ahmetit

BDI-ja e Dollogozhdës në përkrahje të Ali Ahmetit

Të nderuar anëtar dhe aktivist të Bashkimit Demokratik per Integrim, ne jemi të bindur se këto struktura kanë punuar gjatë gjithë këtyre viteve për të rrënuar BDI-në, por vetëm të ulemi dhe të mendojmë, nga më shumë se 300 mijë përgjime të realizuara për BDI dhe funksionerët e saj, ato nuk arritën të gjejnë asnjë bisedë që cënon interesin publik, asnjë bisedë që është në kundërshtim me parimet tona te orientimit kombëtar.Duke dështuar të gjejnë biseda të këtilla, ato i selektuan nga këto qindra mijëra përgjime, disa biseda private nëpërmjet të së cilave tentojnë të krijojnë pakënaqesi brenda strukturave të Bashkimit Demokratik per Integrim.
Pikërisht për këtë vjen edhe reagimi jonë duke dëshiruar të shprehim publikisht mbeshtetjën tonë akoma më të fuqishme ndaj BDI dhe Ali Ahmetit, si dhe duke dërguar edhe një mesazh ndaj atyre ish funksionar te BDI, të cilët të frustruar nga humbja e pozicionve publike, e gjejnë këtë rast si një mundësi për të kamufluar frustruimin e tyre.
Ndërsa të gjithë orkestruesit e këtij sulmi duhet ta dijnë se qytetarët shqiptar dhe aktivistet e BDI, do ju përgjigjen atyre ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke i pritur ato me pa durim, si një goditje e rradhes ndaj strkturave dashakeqase te popullates shqiptare dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.
Me respekt
Kryesia e Këshillit Vendor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Dollogozhde

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments