Sunday, December 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI i reagon Mickoskit: VMRO-DPMNE të përkulet para Kullës Përkujtimore në Sllupçan

BDI i reagon Mickoskit: VMRO-DPMNE të përkulet para Kullës Përkujtimore në Sllupçan

Ndaj deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku thotë se “gazetarët duhet të interesohen për paratë për ndërtimin e Kullës Përkujtimore në Sllupçan, dhe jo për rastin “Feniks”, ka reaguar Bashkimi Demokratik për Integrim, përcjell TV21.

Nga BDI i bëjnë thirrje opozitares maqedonase “që të përkulet para Kullës Përkujtimore në Sllupçan” dhe thonë se kjo parti, “në vend që të fundoset për çdo ditë në sentimentin antishqiptar dhe antieuropian, duhet të mbështesë Maqedoninë europiane dhe ndryshimet kushtetuese”.

Shtojnë se kjo parti “në vend që të shqetësohet për BDI-në, duhet të shqetësohet për Maqedoninë e Veriut”.

“Në vend që Mickoski t’u japë udhëzime kryetarëve të komunave të tij që të mos lëshojnë leje ndërtimi dhe vërtetime për procedura ligjore legalizimi për shqiptarët, në vend që të ndalojë dhënien e punëve për kompanitë shqiptare, le të lejojë që deputetët e tij të votojnë sipas bindjes së tyre. Në vend që të nxjerrë foto të rralla arkivore të tij me uniformë maskimi me kallashnikov të zbrazur dhe me gra e fëmijë në përcjellje për në shërbim ushtarak, ai duhet të përkthejë faqen e partisë edhe në shqip. Në vend që të thërrasë për luftë në mes të Kuvendit para gjithë opinionit, ai duhet të tregojë virtyt dhe të përkulet para Kullës Përkujtimore në Sllupçan”, thuhet më tej në reagimin e BDI-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!