Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBDI- Gostivar: Dënohet ashpër sulmi fizik ndaj drejtorit të Gjimnazit të Gostivarit...

BDI- Gostivar: Dënohet ashpër sulmi fizik ndaj drejtorit të Gjimnazit të Gostivarit nga aktivistë të ASH-së

Sot në orët e pasdites ish drejtori i Gjimnazit të Gostivarit i emëruar në mënyrë joligjore nga Arben Taravari, Driton Imeri i shoqëruar nga kolegu i tij, Bejtulla Kamberi në mënyrë bandidteskte kanë sulmuar fizikisht drejtorin, Xhezi Kamberi.
Për kundër faktin që Imeri është në pushim mjekësor, qëllimisht ka shkuar në objektet e shkollës për të shkaktuar dhunë ndaj drejtorit në orar dhe vend të punës.

Dy personat në fjalë janë të punësuar si mësimdhënës në Gjimnazin e Gostivarit, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të sillen si huliganë në një institucion ku misioni është arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reje.

Ngjarjet e tilla ndodhin në kohën kur Arben Taravari ka shndërruar Komunën e Gostivarit në instrument të revanshizmit dhe dhunës politike. Për pasojë, psikologjia e dhunës psiqike po bartet edhe në institucionet të tjera, madje edhe në dhunë fizike.

Dënojmë ashpër sjelljen banditeske të dy aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët, dhe sigurojmë qytetarët e Gostivarit që nuk do të lejohet dhuna të instalohet në institucionet publike, dhe aq më pak në institucionet edukative dhe arsimore.

Rasti është denoncuar tek organet e rendit dhe inkurajojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe dhunuesit të marrin dënimin e merituar. Apelojmë tek faktori ndërkombëtar të vëzhgojnë nga afër veprimet banditeskte të Arben Taravarit dhe njerëzve të tij, thuhet në kumtesën e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – Gostivar./Medial

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments