Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI edhe 20 vjet në pushtet, nëse partitë opozitare nuk bashkohen

BDI edhe 20 vjet në pushtet, nëse partitë opozitare nuk bashkohen

BDI edhe 20 vjet do të qeverisë, nëse partitë opozitare shqiptare nuk bashkohen në zgjedhjet e ardhshme. Këtë e thotë profesori universitar Nuri Bexheti në një debat në Tv Dukagjini.
Sipas tij, opozita e përçarë edhe pse siguron më shumë vota në total, megjithatë kurrë nuk ka arritur që ta tejkalojë BDI-në, e cila gjithmonë ka pasur gati rezultat të dyfishtë.

“Unë e kam një porosi. Nëse partitë opozitare nuk bëhen bashkë, bile një vit para zgjedhjeve, duke dalur dhe duke dëshmuar me program e vizion të qartë, BDI sërish do të fitojë”, ka theksuar Bexheti.

Sipas tij, është rast unik se si kjo parti që nga themelimi e deri tani ka qenë në pushtet. Ai shtoi se opozita duhet të reflektojë unitet dhe jo përçarje, siç po ndodhin ditëve të fundit me përçarjen e Lëvizjes BESA.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments