Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI-Dibër: Dibra mbështet fuqishëm Hekuran Dukën, kryetarin e ardhshëm të qytetit (FOTO)

BDI-Dibër: Dibra mbështet fuqishëm Hekuran Dukën, kryetarin e ardhshëm të qytetit (FOTO)

Tubim Madhështor në Dibër.

Sonte, në një tubim të fuqishëm me pjesmarje masovike, të qytetarëve Dibranë, me prezencën e liderit të shqiptarëve z.Ali Ahmeti, dhe të një numri të madh të strukturave të larta të BDI’së, u bë përmbyllja e fushatës e kandidatit për kryetar komune z. Hekuran Dukës.
Shefi i shtabit, llokomitiva e këtyre zgjedhjeve, z. Artin Spahiu, në përshëndetjen e tij, në raportin e tij për këtë punë madhështore të këtyre ditëve theksoi fushatën e qetë, të dinjitetshme, dhe me shumë shpresë për një fitore të merituar me 21 prill.
Në fjalën përshëndetëse të Ali Ahmetit u theksua mbështetja e tij dhe e të gjithë strukturave të BDI’së
– Vetë karakteri, sinqeriteti, mirësia e Hekuranit, tërheq njerëzit dhe rrezaton në atë mënyre që thjesht mbjell besim në atë që thotë dhe premton.
Prania e funkcionarëve të lartë të të gjithë niveleve, garanton përkrahje të plotë në zbatimin e programit zgjedhor:Hekurani do të bëhet çelik në realizimin e premtimeve dhe suksesin e të gjithëve.
Entuziazmi i të pranishmëve dhe duartrokitjet e pandërprera janë garancë për fitore me 21 prill.
Hekuran Duka, në një fjalim emocional, shprehu shpresën për fitore më 21 Prill, duke garantuar se do të jetë në ball të problemeve dhe halleve të qytetarëve.
Zv. Kryeministri Osmani, garantoi qytetarët Dibranë për mbështetje të plotë të të gjitha projekteve, andaj tha: “Mos e shkëputni Dibrën nga zhvillimi, mos e bllokoni arterien e investimeve”.
Demokracia është vlerë, është sfidë, është garë, në këto zgjedhje para nesh janë dy rrugë, njëra është ajo që e lidh Dibrën me qetësinë, me zhvillimin, me projektet, me mbështetjen e programeve qeveritare, me kontinuitetin e mandateve të suksesshme, me në ball Hekuran Dukën dhe BDI’në. Ndërsa rruga tjetër e oponentëve është një rrugë qorre, rrugë që nuk premton asgjë, rrugë që mbështetet në inate, dhe mllef, pa asnjë program, pa asnjë ide.
Në këto orrë të fundit të kësaj fushate, bëjmë thirje që votuesi ta bëjë diferencën e rrugëve dhe të bëhen pjesë e kësaj fitoreje, e zhvillimit, e dinjitetit, moralit dhe ndryshimeve që na presin në periudhën e afërt.
Ne jemi ata që e kemi bërë diferencën vazhdimisht, kemi lufuar për lirinë, kemi luftuar për barazinë, vazhdojmë të luftojmë për zhvillimin.
E gjithë kjo bëhet duke i besuar kandidimjn Hekuran Dukës, vota është amanet, dhe kush më mirë se Hekuranit mund ti besohet ky amanet, prandaj vota pë ne, për numrin 1 është për shpresën, është për fitoren e gjithmbarshme të Dibrës!

BDI-Dibër

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments