Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionBabai ma la një amanet: Parti maqedonase mos votoj kurrë

Babai ma la një amanet: Parti maqedonase mos votoj kurrë

Urim Salihu
Zaevi e përmendi një amanet.Por edhe ne kemi amanetet tona që ta dijnë edhe politikanët shqiptarë.babai ma la një të tillë amanet :Që parti maqedonase mos votoj kurrë.Unë do ta respektoj deri sa t’i mbylli sytë sepse gjithë vuajtjet e mia dhe familjes sime,por edhe shumë shqiptarëve lidhen direkt prej maqedonasve.Ata na morrën çdo gjë dhe nuk na dhanë asgjë.Edhe si student isha i rrethuar në ligjerata nga policë të regjimit maqedonas , atë kohë të LSDM së.Brenda klasave mësoja të ardhmen, lirinë,ëndrrën e së nesërmes.Jashta ishte terrori.Iku ai regjim më vonë dhe erdhi një tjetër po aq i tmerrshëm.Dhe pastaj një tjetër,e një tjetër.
Ta dijë Aliu,Zijadini,Bilalli,Menduhi e Afrimi që votë maqedonasit nuk i jap.Fëmija im nuk do ta ketë amanet nga unë për asgjë sepse mbase do vijnë kohë tjera.Por unë amanetin e tim eti do ta mbaj dhe kushdo qoftë parti që do bëni pakt me LSDM a VMRO,mos kërkoni votën time.Unë shkel fjalën e babait tim dhe fjala e tij është ligj ,jo fjala e liderëve dhe militantëve të terrenit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments