Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBota“Babadimri” plaçkit bankën, të gjitha paratë ua shpërndan qytetarëve

“Babadimri” plaçkit bankën, të gjitha paratë ua shpërndan qytetarëve

Një burrë i maskuar si babadimër, u uroi bashkatdhetarëve të tij në Colorado një “Krishtlindje të Gëzuar” në një mënyrë të pazakontë.

Ky njeri, i identifikuar më vonë nga policia si Wayne Oliver, është 65 vjeç, dhe ai vendosi të vërë në veprim komplotin e tij para festave duke grabitur një bankë dhe më pas duke hedhur të gjitha paratë e tij në ajër duke bërtitur “Gëzuar Krishtlindjet”.

Dëshmitarët okularë thanë që ai grabiti një bankë, doli në rrugë dhe filloi të hedhë para në ajër, duke bërtitur: “Gëzuar Krishtlindjet!”

Burri më pas shkoi në një kafene aty pranë, u ul para tij dhe priti arrestimin e tij.

BBC-ja raporton se kalimtarët e Colorado Springs mblodhën paratë nga rruga dhe i kthyen ato në bankë sërish.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments