Tuesday, December 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAziri: Opozita shqiptare e ka varur pushkën te VMRO-ja!

Aziri: Opozita shqiptare e ka varur pushkën te VMRO-ja!

Pas kryetarit të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, edhe nënkryetari i këtij subjekti, Elmi Aziri, ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të partive opozitare shqiptare në Maqedoni.

Aziri ka thënë se opozita e bashkuar shqiptare nuk është bindur as vetë se do t’i fitojë zgjedhjet dhe se gjitha shpresat i ka tek VMRO-DPMNE-ja.

“Deklarimi i Ziadin Selës është konform deklarimit që e bëjnë liderët e opozitës së bashkuar (siç po deklarohen) se gati në të gjitha paraqitjet e tyre rrallë herë mund të shohësh një bindje, një gatishmëri se do t’i fitojnë zgjedhjet, për të cilën unë nuk besoj, po, sigurisht, e varin pushkën te VMRO-DPMNE-ja. Ne nuk e kemi varur pushkën asnjëherë te asnjë subjekt tjetër politik, por e kemi varur te forcat tona vetanake”, tha Aziri në një intervistë për Alsat.

Ditë më parë, Ziadin Sela gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e FRASH – Gostivar, tha se ASH-ja gjithomnë i’a ka zgjatur dorën Kasamit dhe Gashit për të krijuar frontin opozitar por se ata e kanë tradhëtuar.

”Atyre që sot i thonë vetës opozitarë te ASH-ja kanë pasur dorën e zgjatur edhe pse u kemi ditur fuqinë politike jemi sjellur ashtu siç jemi të mëdhej me vizion të madh duke krijuar frontin opozitar për ta sjellur ndryshimin sa më shpejtë për ta ndalur edhe ikjen masive. Dhe nga 1 ose 2 maksimumi të marrin deputetë u dhamë 4 dhe na kthyen shpinën dhe ikën dhe shkelën fjalën e dhënë dhe nënshkruar dhe sot po tregojnë moral. Ne u themi se vetëm u kemi treguar vendin ku e kanë dhe do u tregojmë edhe radhës që vjen” – tha Sela për Afrim Gashin dhe Alterntivën.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!