Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAziri: Deputetët e opozitës do të marrin pjesë në protestën për “Monstrën”

Aziri: Deputetët e opozitës do të marrin pjesë në protestën për “Monstrën”

Deputeti i koalicionit opozitar shqiptar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Elmi Aziri gjatë një paraqitjeje publike sot në Kuvend, bëri të ditur se protestat kundër rastit “Monstra” janë legjitime dhe të nevojshme.

Sipas tij, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor po zbehet e po humb për çdo ditë. Në pyetjen se a do e përkrahë opozita shqiptare protestën e paralajmëruar për të Premten, Aziri theksoi se si parti dhe si koalicion mesiguri do të dalin me qëndrim gjatë ditës së nesërme, kur edhe kanë caktuar mbledhje të kryesisë.

Ndërsa personalisht, Aziri bëri me dije se do të marrë pjesë në protestë, madje nuk e vë në dyshim se edhe deputetët tjerë të opozitës shqiptare do të jenë pranë protestuesve.

“Nesër kemi mbedhje të kryesisë qendrore të partisë. Mendoj se si subjekt nesër do të mund të japim përgjigje në këtë pyetje. Si qytetar, unë do të marr pjesë, besoj se të gjithë deputetët e koalicionit tonë do të marrin pjesë në atë protestë.

Zaten edhe ne kemi marrë pjesë në çdo protestë që ka qënë e thirrur nga organizatat qytetare, nga shoqatat e ndryshme, të cilat kanë për qëllim që ta demonstrojnë papajtueshmërinë e tyre me devijimet shoqërore”, theksoi Elmi Aziri, deputet i koalicionit opozitar shqiptar mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Sipas Azirit, në veçanti qytetarët kanë motive të mëdha për të protestuar ndaj vendimeve gjyqësore./in7/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments