Në Gjykatën Penale sot ka vazhduar gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Avokati i Ziadin Selës ka kërkuar dëmshpërblim prej 30 milionë denarë (487,804euro) për mjekimin, torturat, lëndimet trupore dhe torturat psiqike.Në formë të dëshmitarit edhe Ziadin Sela do të jep deklaratë.Në këtë rast akuzohet Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrevski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.