Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni17 vjeçari me makinë ka tentuar të shkel policin

17 vjeçari me makinë ka tentuar të shkel policin

Një person i moshës së mitur nga Kumanova ma makinën e tij BMW ka tentuar të shkel një polic i cili ka kërkuar nga ai që ta legjitimoj.
Incidenti, siç informojnë nga policia ka ndodhur rreth orës 18.10 të ditës së djeshme, në fshatin Bogovinë të Tetovës, kur zyrtarë policor ka dhënë shenjë që të ndaloj makina “BMW” me targa të Shkupit.
Kur shoferi ka ndaluar makinën dhe zyrtari policor është afruar, drejtuesi i makinës e ka ndezur menjëherë makinë dhe ka tentuar ta godas policin, dhe më pas ka goditur makinë e policisë që ka qenë e parkuar aty dhe disa makina tjerë.
Gjatë tentimit për të ikur bashkudhëtari ka gjuajtur me armë zjarri në ajër. Për shkak paralajmërimit zyrtarët policor disa herë kanë shtënë në ajër me armë zjarri.
Më pas personat kanë ikur së bashku edhe me dy makina tjerë “Audi” me targa të Shtipit dhe “Sharan” targa të panjohura.
Rreth orës 20.50 në hyrje të Shkupit, nga ana e njësitit për intervenime të shpejta ‘Alfa’ është ndaluar makina “BMË”, e drejtuar nga 17 vjeçari nga Kumanova.
Më pas në lagjen Gjorçe Petrov është ndaluar edhe makina ‘audi’ me targa të Shtipit e drejtuar nga I.S (29) nga Kumanova.
Personat janë arrestuar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments