Avokati i Abdylfetah Alimit në seancën gjyqësore për 27 prillin ka shpalosur detaje në mbrojtje të klientit të tij me te cilat ai tha se Alimi jo vetëm që nuk ka rrezikuar rendin kushtetues, por ka rrezikuar edhe jetën e tij për të mbrojtur Kuvendin dhe deputetët, raporton SHENJA.
Fillimisht avokati Domce Nakov tha së çelësat për të cilat akuzohet se i ka dhënë Alimi, i kanë takuar derës së mesme të Kuvendit e cila në video shihet se nuk është hapur as gjatë hyrjes së turmës e as gjatë largimit të tyre me forcë nga policia. Lidhur me akuzën se nuk ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme për të penguar ngjarjet e 27 prillit avokati tha se fillimisht mos veprimi nuk paraqet akt terrorist. Por përveç kësaj, mbrojtja përshkruajti edhe disa veprime për të cilat tha se posedon edhe video dëshmi e ku shihen veprimet e Alimit në mbrojtje të deputetëve dhe sigurimit të Kuvendit.
“Nga rasti tjetër që u zhvillua për Ziadin Selën unë kam deponuar dy video ku shihet eliminimi nga detyra i shefit të sigurimit, Aleksandër Jankovic, ndërsa Alimi shihet duke e ndihmuar dhe duke i dhënë ujë. Para dyerve të sallës tre Alimi është krah për krah me personin i cili dje u zgjodh drejtor i Byrosë për siguri publike duke mbrojtur sallën. Pas hyrjes së turmës në sallë, Alimi shihet krah për krah me Zaevin dhe në kordonin i cili mbron turmën mos tu afrohet. Nga pamjet do të shihni se Alimi ka pasur rol aktiv nga mbrojtja e kabinetit të kryetarit të Kuvendit, koridorit para sallës 3 dhe në zallën 3. Alimi ka rrezikuar edhe jetën e vetë për të shpëtuar dhe mbrojtur viktimën më të rëndë të këtij rasti, deputetin Ziadin Sela”, tha në fjalën e tij hyrëse avokati Dance Nakov, raporton SHENJA.
Ai shtoi se Alimi akuzohet për motivin kryesor që përmend prokuroria, pengimin e zgjedhjes së kryetarit shqiptarë të Kuvendit që nënkupton se Alimi është shoqëruar më një turmë maqedonasish për të penguar zgjedhjen e një shqiptari kryetar, duke aluduar në një veprim të palogjikshëm. Poashtu mbrojtja e Alimit si argument për dinjitetin e tij personal dhe dëshmi se nuk ka rrezikuar as rendin kushtetues e as deputetët, nxori faktin që Alimi ka qenë dëshmitar kyc në procesin për Ziadin Selën dhe prokuroria dhe gjykata i kanë besuar, si dhe faktin që viktima më e rëndë në 27 prill, Ziadin Sela ka dhënë shtëpinë e tij si garancë për mbrojtje në liri të të akuzuarit Abdylfetah Alimi.