Autobusi përplaset në Zvicër, 15 të lënduar, 3 në gjendje kritike për jetën

0
9
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një autobus me turistë gjermanë i cili po udhëtonte drejt Italisë, u përplas në një autostradë pranë qytetit Lugano të Zvicrës, kështu duke lënduar 15 persona, tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Autobusi me 25 udhëtarë u përplas më një shenjë të autostradës rreth orës 8:00 të mëngjesit, ka raportuar një zëdhënës i policisë.

Lugano është kryeqyteti i kantonit Ticino të Zvicrës, i cili kufizohet me Italinë, shkruan Euronews.