Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaAustria të martën hap kufijtë me Italinë dhe 30 vende të tjera

Austria të martën hap kufijtë me Italinë dhe 30 vende të tjera

Austria do të heqë kufizimet e udhëtimit me 31 vende në Europë duke filluar nga e marta e ardhshme, megjithëse kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur për Britaninë e Madhe, Suedinë, Spanjën dhe Portugalinë, njoftoi ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.

Gjithashtu do të shpërndahen teste të COVID-19 për udhëtarët që vijnë nga shumica e vendeve europiane, duke përfshirë Italinë, Kroacinë dhe Greqinë, që janë destinacionet më të njohura të verës për turistët austriakë.

Megjithatë, do të ketë paralajmërime për Lombardinë, rajonin verior italian që është goditur më rëndë nga pandemia e koronavirusit.

“Duke patur parasysh trendin e përmirësimit të rasteve në shumicën e vendeve europiane, nuk është më e rëndësishme të qëndroni në Austri gjatë verës”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është të udhëtoni me përgjegjësi”, shtoi ai, duke i nxitur udhëtarët të respektojnë rregullat e higjienës dhe distancës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments