Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAty ku Drini i Zi i Strugës bashkohet me Drinin e Bardhë

Aty ku Drini i Zi i Strugës bashkohet me Drinin e Bardhë

Drini i Zi buron nga burimi i Shën Naumit dhe rrjedha e tij kalon mes përmes Liqenit të Ohrit deri në qytetin e Strugës të cilin lumi e ndane në dy pjesë. Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin “Qyteti i Urave”. Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit Maqedoni – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike. Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar DRINI që ka derdhje në Detin Adriatik.

Lumi Drini i Zi nëpër të cilin rrjedhin ujrat e Liqenit të Ohrit është një fenomen i mrekullueshëm i natyrës që magjeps dhe fisnikeron. Lumi rrjedh qetë përmes qytetit sikur të mos bënte të shqetësoj vizitorët që shetisin rreth brigjeve të tij. Gjatë rrjedhës në drejtim të detit Adriatik Lumi Drin formon liqejt artificial të Glloboçicës dhe Shpiles të rrethuar me peisazhe mrekulluese. Sipas studjusve, njalat e Liqenit të Ohrit, pikërisht nëpermjet Drinit të Zi, kalojnë detra, ngushtica dhe oqeane për të arritur deri tek Deti i Sargasit në të ashtuquajtur rrugë dasmore të saj. Atje ajo takon partnerin e saj dhe shumëzohet. Njala mëmë mbyll qarkun e saj egzistencial pasi ka sjelle në jetë shumë njala të vogla të cilat pas disa vitesh nëpër të njëjtën rrugë kthehen sërish në Liqenin e Ohrit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments