Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriAtentati me tre viktima në Fushë-Krujë/ Identifikohet njëri prej tyre, emër i...

Atentati me tre viktima në Fushë-Krujë/ Identifikohet njëri prej tyre, emër i njohur për policinë

Diklen Vata, 30 vjeç është një prej personave të vrarë sot në Fushë-Krujë në një atentat me armë zjarri, ku u vranë dhe 2 persona të tjerë.
Vata rezulton person i skeduar nga policia dhe me precedentë penalë.
Ai është arrestuar në shtator të 2017 si shpërndarës kokaine. Vata ishte arrestuar nga shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, iu gjet e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.
Në vijim policia kishte ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mb ështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments