Një vajzë e cila anonimisht i është drejtuar ueb faqes për të rinj fakulteti.mk ka treguar për arsyet që e kanë bërë që ajo të largohet dhe mos kthehet më kurrë në Maqedoni.
”Këto ditë lexoj lajme për Ligjin për gjuhët, ndërrimin e emrit dhe për ajrin e ndotur. Njerëzit llafosen rreth asaj çka bën dhe çka nuk bën. Ulem dhe habitem. A do të lëviz ndonjëherë Maqedonia ndonjëherë nga pika e vdekur?”
”Sa vite kemi kaluar në protesta, konflikte dhe ofendime ndaj njëri tjetrit. Unë isha atje në ato protesta për të cilat mendoja se janë me vend dhe mendoja se duhej t’i mbështetja. Edhe, atëherë kuptova se gjithçka është e kotë.”
”E mbusha valixhen dhe ika. Edhe pse kisha punë që mirë paguhej në Maqedoni, të cilën e fitova vetë, nuk munda më të luftoja me gjithçka tjetër. Nuk munda të duroj që të jem pjesë apo të shikoj tjerët se si ndjekin verbërisht idealet e dikujt tjetër apo janë edhe rrobër të përfitimeve të dikujt tjetër. Kur ika, më thanë se do të kthehem, se nuk është aq mirë në mërgim, se rrogat janë të mëdha por edhe harxhimet e mëdha. Një vit më vonë kuptova se kam bërë vendimin e duhur.”
”Tani jetoj në vend ku paguhem mirë për punën time. Në një vend ku askush nuk më pyeti se me cilën parti jam. Në një vend ku vlerësohen dijenitë e mia, e jo vetëm prejardhja. Në vend ku nëse punojë më shumë se orari, do të më paguhet mirë koha. Në vend ku nëse sëmurem, e di se kur do të shkoj në spital do të marr kujdesin e nevojshëm dhe nuk e kam problem për të paguar për barna pasi e di se do të jenë pa para. Në vend ku blejë 2.5 litër qumësht për çmim prej 70 denarë (1.10 euro), gjys kilogrami kaçkavall për 200 denarë (3.5 euro) dhe dy litër vaj për 60 denarë (1 euro). Në vend ku ajri që e thith është i pastër ndërsa uji që e pijë është i pastër dhe vërtetuar teknologjikisht. Në vend ku e di se nga vjen ushqimi që e ha. Në vend ku jam e respektuar në çdo aspekt. Në vend ku kur shkoj në shtëpi e përdor kohën e lirë unë si dua. Në vend ku flej qetë pasi kam punë të sigurtë e nëse ngelem pa punë aty është shteti për të më gjetur një tjetër, edhe pse nuk jam e vendit. Në vend ku kolegët nuk më trajtojnë si të huaj. Në vend ku paguaj afër 3500 denarë (60 euro) për të ngrohur gjithë banesën. Në vend ku paguaj qira, fatura, rrugën dhe të dal kur të dua, të bëjë pazar në markete dhe në fund të më ngelin para për të ruajtur. Në vend ku nuk mendoj çka do të ndodh me mua nesër.”
”Këto janë disa nga arsyet e nevojshme që mos kthehem asnjëherë të jetoj në Maqedoni.”
Unë do të vazhdoj të ju tregoj shokëve dhe kolegëve këtu se Maqedonia është shtet i bukur dhe do të ju tregoj se duhet t’a vizitojnë pasi atje ka njerëz të mirë dhe të pikëlluar. Por, asnjëherë nuk do t’i bi gjoksit dhe nuk do të nis konflikt se i kujt është Aleksandri i Madh. E gjithë kjo në Maqedoni nuk më ka dhënë asnjë arsye për të qëndruar.”
”Ishte rëndë, nuk e mohoj, por unë shkova jashtë me gjuhë të huaja dhe një listë me dijeni tjera. E këtu, nëse je i mirë, shkon para. Nëse nuk je, ka punë edhe për ty ku do të paguhesh mirë.”
”Unë nuk do të rrisja fëmijë në Maqedoni për arsyen më të thjeshtë të mundshme, nuk do doja që fëmijët e mi të rriten në skamje që jam rritur edhe unë. Nuk do të doja që fëmijët e mi të jenë piunë shahu të partisë, e as që të mendoj se a do të ju sigurojë jetë normale. Në fund të ditës, çka më duhet emri i Maqedonisë kur unë nuk kam para t’i ushqejë fëmijët e mi? Çka më duhet gjuha kur përmbaruesit do të trokisin tek dera ime? Dhe, çka më duhet bukuria kur do të duhet të ngulfatem në ajër të papastër?” shkruan autorja e cila do që të mbetet anonim. /Telegrafi Maqedoni/