Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBota'Asnjë ushtar amerikan në Ukrainë’, Biden prezanton sanksionet ndaj Rusisë: Ndërhyjmë vetëm...

‘Asnjë ushtar amerikan në Ukrainë’, Biden prezanton sanksionet ndaj Rusisë: Ndërhyjmë vetëm nëse preken anëtarët e NATO-s

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë ka njoftuar masat që do të vihen ndaj Kremlinit si përgjigje ndaj agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.Këto masa, sipas presidentit, do të kenë pasoja të menjëhershme ndaj ekonomisë ruse, duke penguar zhvillimin e teknologjisë në fusha të ndryshme, nga ajo civile tek ajo hapësinore.
Por do të jetë fusha bankare dhe financiare ajo që sipas tij do të goditet më shumë, me asete të bllokuara që shkojnë deri në 1 trilion dollarë, por edhe çdo mundësi investimi rus në dollarë.

Presidenti amerikan ritheksoi se ushtarët amerikanë nuk do të ndërhyjnë në territorin ukrainas, por do të merren masa për të siguruar vendet aleate të NATO-s, që artikulli 5 që parashikon ndërhyrje ushtarake në qoftë se një anëtar i Aleancës sulmohet, do të respektohet menjëherë.Biden paralajmëroi se sulme kibernetike të mundshme do të marrin përgjigje të forta.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments