Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAsnjë sinjal nga Parlamenti, vendi do të shkojë në zgjedhje!?

Asnjë sinjal nga Parlamenti, vendi do të shkojë në zgjedhje!?

Edhe pse ishte paralajmëruar në orën 15.00, akoma nuk ka filluar seanca në Kuvend për hapjen e kushtetutës për ti dhënë dritë jeshile projekt – amendamenteve për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në Kuvend janë mbledhur edhe deputetët e maxhorancës dhe të opozitës, përfshirë gati të gjithë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, informon INA.

Në njërën anë po bashkërendohen aktivitetet e maxhorancës për të siguruar 80 deputetë, ndërsa në anën tjetër janë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE, të cilët janë grumbulluar dhe po qëndrojnë në ambiente të përbashkëta për të refuzuar marrëveshjen.

Në sallë kanë hyrë vetëm një numër i vogël i deputetëve, që presin fillimin e seancës. Siç bëjnë të ditur burime partiake, tanimë janë siguruar 80 votat e nevojshme, përfshirë edhe vota nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Maxhoranca e përbërë nga LSDM, BDI, BESA e Gashit dhe PDSH bashkë me dy partitë e tjera ASH dhe BESA e Kasamit kanë 72 deputetë.

Ndërsa për ti dhënë dritë jeshile ndryshimeve kushtetuese duhen edhe 8 deputetë të opozitës. Në rast se nuk votohet, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments