Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAsnjë shqiptar në njësitet elitë ushtarake në Maqedoni

Asnjë shqiptar në njësitet elitë ushtarake në Maqedoni

Në njësitë speciale të Armatës “ Ujqit” nuk ka akoma asnjë shqiptar, por ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqeriska thotë se do të angazhohet që në këtë njësi speciale të ketë edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar, ashtu sikur edhe në njësitet tjera të armatës, transmeton Express.
“Për katër muaj nuk mund të zgjidhen problemet që janë bërë me vite dhe kjo është një nga temat që kemi diskutuar…. Armata e Maqedonisë është një nga institucionet që e ka miratuar parimin e përfaqësimit të drejtë dhe kjo është një ndër karakteristikat e saja më të forta pasi kur shihni pjesëtarët të ARM-së e shihni Maqedoninë të vogël. Qëllimi do të jetë që të kthejmë kriteret e vërteta, ta kthejmë profesionalizmin e tërësishëm dhe nëse këtë e bëjmë do të ketë mundësi për çdo pjesëtarë që i plotëson kriteret e vështira por gjithsesi të arritshme – deklaroi Radmila Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Përveç në njësitin elitar “ujqit” shqiptarët fare apo shumë pak janë të përfaqësuar edhe në njësitet tjera si “Renxherët”, “Skorpionët” dhe “Tigrat”.

Për dallim nga njësitet elitare përfaqësimi është në nivelin u duhur tek ushtarët profesionist dhe tek organet tjera të mbrojtjes. Për vitin janë paraparë edhe dy konkurse për pranimin e ushtarëve.Me propozim buxhetin për vitin 2018 pjesëtarët e Armatës do të përfitojnë rritje të pagës prej 10 për qind apo rreth 300 milion denarë. Ministria e Mbrojtjes paralajmëroi se gjatë vitit të ardhshëm do të shpallen dy konkurse për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në njësitet speciale.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments