Sunday, October 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH: Prokuroria ti marrë si dëshmi përgjimet e publikuara, zyrtarët e BDI...

ASH: Prokuroria ti marrë si dëshmi përgjimet e publikuara, zyrtarët e BDI të dorëhiqen per arsye morale!

Zëdhënësi i Aleancës për shqiptarët Flakron Bexheti në pres konferencën e sotme në Tetovë reagoi lidhur me përgjimet që tashmë disa javë kanë tronditur mbarë opinionin.

Ja deklarata e plotë e Flakron Bexhetit:

Po bëhën pothuajse 2-3 javë që shqiptarët dhe gjithë qytetarët e vendit me vëmendje po i dëgjojnë përgjimet nga të ashtuquajturat “bomba”, përmes të cilave njihen edhe më mirë me formën, mënyrën dhe qasjen në politikëbërjen e BDI-së dhe liderit të tyre.

Këto përgjime pavarësisht mënyrës dhe formës se si dalin në opinion dhe prej ku merren, kanë përmbajtja shqetesuese, pikërisht se protagonist të kësaj skene të shëmtuar janë udhëheqës politikë të një partie që gjatë kohë është pjesë e Qeverisë, janë njerëzit, që janë votuar me votën e popullit, janë ata, që thirren në emër të legjitimitetit shqiptar, pra nuk janë thjesht biseda private të qytetarëve të rendomtë por të zyrtarëve dhe liderëve politikë.

Nga këto përgjime kuptohet qartë se zyrtarët e lartë të kësaj Partie, kanë keqpërdorur pozitat e tyre partiake dhe shtetërore duke ndikuar edhe në përzgjedhjen e gjykatësëve, kryetarëve të gjykatave, prokurorëve noterëve etj. Nga përgjimet më të reja dëgjohet edhe biseda skandaloze, mes liderit të Partise, Ali Ahmetit dhe Sadulla Durakut, ku nga Bujar Osmani, tani Zëvendës Kryeministër për Evropiane kërkohet fshehje e veprës penale për vrasje dhe mbrojtje të dorasit të kësaj vepre të rëndë.

Përmes përgjimeve, kuptohet qartë se ata kanë ushtruar presion edhe ndaj udhëheqësve që të dorëhiqen nga pozitat e tyre, sç është rasti i rektorit të USHT-së dhe shumë raste tjera, që tashmë dihen botërisht. Madje këta zyrtarë të lartë në bazë të përgjimeve kanë ushtruar presion politik edhe ndaj mediave të caktuara, ndikuar tek pavarësinë e tyre. Nga këta përgjime kuptohet se ka pasur inxhizime duke mbushur kutitë e votimit për BDI-në (krim elektoral). Shumë biseda tjera të koduara japin indikacione për çështje të cilat paraqiten si enigmatike. Mos të flasim për fyerjet, sharjet dhe ofendimet që u janë bërë personaliteteve të shquara dhe zonave të ndryshme nga elektorati i të cilave vite me radhë kanë marrë vota.

Të gjitha këto janë indicije dhe dëshmi se zyrarë të BDI-së, kanë shkelur ligjin, ndërsa Prokuroria Publike as që ka nisur ndonjë masë hetimore, prandaj ne Kërkojmë që sa më parë ky Institucion të veprojë dhe të marrë masa urgjente.

Meqë këto përgjime janë realizuar në periudhën e qeverisjes VMRO-BDI-së, dhe një pjesë e tyre u publikuan nga Lideri i atëhershëm opozitës dhe Kryeministri aktual z.Zoran Zaev, për ne si Aleancë, nuk ka rëndësi se kush i publikon por ç’farë përmbajtja kanë.

Jemi të sigurtë se për të gjitha këta veprime të tyre, por edhe të tjera, populli do t’i ndëshkojë me vote, ndërsa Gjykata duhet të bëjë punën e vet, që e ka obligim ligjor dhe kushtetues. Ne si Aleancë u bëjmë thirrje institucioneve të Drejtësisë, siç është edhe Prokuroria Publike Speciale, që sa më parë t’i marrë në shqyrtim këtë përgjime, të verifikojë autenticitetin e tyre, dhe sa më parë të hap procedura hetimore për zyrtarët e BDI-së, të cilët e kanë shkelur ligjin. Shqiptarët gjatë gjithë kësaj periudhe kanë pritur që këta zyrtarë të BDI-së së paku të pranojnë përgjegjësinë morale me dorëheqje
nga pozitat e tyre partiake dhe institucionale.

Është e pakuptueshme dhe jonormale që heshtja e pushtetit, më saktë e LSDM-së dhe e Kryeministrit Zaev, i cili, ashtu sic dikur i kurseu zyrtarët e BDI-së, këtë qëndrim po e përsërit duke treguar indifirencë ndaj përgjimeve të reja, në vend që të krijojë klimë dhe kushte për ndjekje penale për të gjithë ata zyrtarë që e kanë thyer ligjin, dhe Kushtetutën e vendit.

Në fund ua bëjmë me dije gjithë qytetarëve se nuk ka datë për bisdime me BE-në, e as integrim në BE, sepse kjo Qeveri që i amneston të inkriminuarit në të këtilla skandale, e mban peng gjithë perspektivën euroatlantike të qytetarëve të saj.

Ia kujtojmë Kryeministrit Zaev se pa drejtësi nuk ka ardhmëri dhe barazi për të gjithë, prandaj sa më parë le ta reformojë mënyrën e qeverisjes dhe ta luftojë krimin e organizuar para se Qeveria të reformohet nga vota e popullit”, nënvizoi Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments