Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH porosi Talat Xhaferit: Bëhu burrë dhe shpalle ligjin e gjuhës në...

ASH porosi Talat Xhaferit: Bëhu burrë dhe shpalle ligjin e gjuhës në gazetën zyrtare

Aleanca për Shqiptarët i ka çuar porosi kryeparlamanrit Xhaferi që të shpall ligjin e gjuhës shqipe në gazetën zyrtare.

“Bëhu i lirë, shpalle ne gazetë zyrtare ligjin e Gjuhës Shqipe dhe jepu shembuj bashkëpartiakëve tuaj të skllavëruar!

Zoti Xhaferi e keni vështirë të largoheni nga logjika e skllavit. Gjatë kohe siç duket partia dhe lideri juaj e ka luajtur këtë rrol dhe vazhdoni ta luani sa që jeni mishëruar tanimë. E vërteta është se subjekti juaj politik e ka vonuar sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe për 16 vite gjithmonë duke u sjellur si skllevër nga frika e ndëshkimit nga padroni.

Tani më që ligji për gjuhen shqipe është votuar dy here radhazi po numërojmë muajt e mos shpalljes në gazetën zyrtare të së njëjtës, pikërisht nga frika e mosndëshkimit nga padroni.

Shpresojmë mos kalojnë vite. Shpallja e vendimit për gjuhën ska të bëjë me shpalljen e ratifikimit të marrëveshjes me Greqinë, ne mos gjë tjetër, të dyja këto çështje i ndajnë të paktën 16 vite kohë ndërmjet.

Liria z. Xhaferi është status mental. Bëju i lirë, shpalle në gazetë zyrtare ligjin për gjuhën shqipe dhe jep shembull tek bashkëpartiakët tuaj te skllaveruar” thuhet në porosinë e ASh-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments