Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniASH :Me persona të inkriminuar në vepra penale, nuk mund të sillet...

ASH :Me persona të inkriminuar në vepra penale, nuk mund të sillet ligj i mirë për PP-në

Debati për Ligjin për Prokurori Publike duhet të jetë debat në të cilin do të marrin pjesë individë të pastër penalisht dhe jo të dyshuar e të akuzuar siç është rasti me një numër të deputetëve të BDI-së thonë nga
Aleanca për Shqiptarët transmeton Tetova sot
.
Sipas kësaj partie është e turpshme që një ligj i kësaj natyre kaq të rëndësishme pritet të votohet pikërisht nga këta persona të inkriminuar drejtpërdrejt në procese gjyqësore për krime nga më të ndryshmet.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se ligji i ri për Prokurori Publike nuk është ligj i cili duhet të lejojë lojëra politike dhe manipulime. “Vlerësojmë se pjesëmarrja e këtyre personave në sjelljen e ligjit dhe diskutimit për të vetëm se njollos qëllim e ligjit, e që duhet të jetë funksionimi i Prokurorisë Publike pa ndikime nga jashtë” thuhet në reagimin e ASH-së.TS

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments