Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiASH-ja e Strugës kërkon revizion total për keqpërdorimet e bëra nga pushteti...

ASH-ja e Strugës kërkon revizion total për keqpërdorimet e bëra nga pushteti lokal në Strugë (FOTO)

Aleanca për Shqiptarët në Strugë kërkon llogaridhënie nga pushteti lokal për abuzimet e mëdha nga qeverisja aktuale lokale duke kërkuar një Revizion Total, skanimin  e të gjitha punimeve të bëra nga qeverisja lokale duke zbardhur keqpërdorimet dhe veprimin sipas ligjit ku qytetarët do të informohen për çdo keqpërdorim të mundshëm.

Sipas ASH-së sē Strugës revizioni do të përfshijë punët administrative por edhe punimet e bëra nē terren  për të parë dhe vërtetuar se sa janē respektuar dispozitat ligjore në cilësi dhe afat.Fillimisht përmes revizionit të brendshëm dhe atij të jashtēm shtetêror.

Nga ASH thonë se nëse nuk arrihet kjo  do të angazhohet revision nga agjenci e specializuar.

Keqpërdorimet duhet të marrin fund, thonë nga kjo parti.

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments