Kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev është takuar sot pasdite me partnerët e koalicionit. Në takim është diskutuar për hapat e më tutjeshëm, pas rezultatit zgjedhor, ku partia në pushtet e LSDM humbi shumicën e komunave dhe Zaev dha dorëheqje nga posti i kryeministrit. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, pas takimit deklaroi se të gjithë partnerët e koalicionit dhanë përkrahje për shumicën parlamentare dhe për vazhdimin e qeverisjes aktuale.
“Dhamë mbështetje njëzëri për shumicën parlamentare, për programin e Qeverisë dhe për vazhdueshmërinë e politikave qeveritare, në veçanti në aspektin e integrimit evropian, në aspektin e reformave dhe në aspektin e sigurisë”, u shpreh Grubi.