Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohet Sekretari Shtetëror i Ministrisë

Arrestohet Sekretari Shtetëror i Ministrisë

Me urdhër të prokurores për krim të organizuar Vilma Ruskovska, mëngjesin e sotëm është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike, J.Jahiu.

Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e provizionit nga një tenderi i fituar.

Jahiu është kuadër i BDI-së. Për momentin sektori për krim të organizuar dhe korupsion po kryen bastisje në hapësirat e ministrisë.

Sipas dëshmitarëve J.J nga Kumanova është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që policia ka qëndruar në shtëpinë e tij për të kryer bastisje.

Sipas informatave të portalit SDK, bëhet fjalë për mito prej dhjetëra mijë eurove, të cilat J.J i ka marrë në mënyrë të paligjshme gjatë viti 2014-2015.

Jo zyrtarisht për këtë funksionarë të BDI-së, Prokuroria do të kërkojë paraburgim.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments