Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAlarmojnë banorët: Në rrugën "Partizanska" në Strugë, shoferët vozisin si të "çmendur",...

Alarmojnë banorët: Në rrugën “Partizanska” në Strugë, shoferët vozisin si të “çmendur”, jemi në rrezik, policia të parandalojë tragjeditë që mund të ndodhin

Banorët që jetojnë rreth rrugës “Partizanska” në Strugë ankohen se po rrezikohen nga shpejtësia e madhe e makinave dhe se kërkojnë nga institucionet dhe policia e trafikut rrugor në Strugë që të marrin masa urgjente përpara se të ndodhin aksidente tragjike duke rrezikuar jetën e qytetarëve, njofton Struga Ekspres.

Banorët e kësaj zone për Struga Ekspres, shprehen tejet të shqetësuar për këtë dukuri negative që po ndodh,sidomos pas asfaltimit të ri të kësaj rruge disa javë më parë, ku shumë shoferë vozisin si të “çmendur” me shpejtësi të madhe!

“Jetojmë nën ankth, kemi frikë kur kalojmë në këtë rrugë, si me makinë ashtu edhe duke ecur në këmbë!Shoferët e makinave qarkullojnë me shpejtësi shumë të madhe,kemi frikën e jetëve tona, fëmijëve tonë sepse mund të ndodh më e keqja, më fatalja, mund të ndodh aksident tragjik.

Kërkojmë nga institucionet, nga policia e trafikut rrugor në Strugë, që të marrin masa urgjente që të parandalojnë më të keqen dhe të ndëshkojnë ashpër shoferët që qarkullojnë me shpejtësi të madhe”, shprehen për Struga Ekspres banorët që jetojnë në afërsi të rrugës “Partizanska” në Strugë.

Sipas banorëve kjo dukuri është bërë më problematike pas asfaltiimit të ri të kësaj rruge disa javë më parë dhe se shoferët e makinave vozisin si të “çmendur” me shpejtêsi të madhe sikur të ishte autostradë.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments