Arrestohet një shqiptar që ka thyer shtabin e LSDM-së në Kumanovë, ja emri i tij!

0
11

Dritan Sinani nga Kumanova dyshohet që më 22 shtator të ketë kërcënuar me jetë kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Mëngjesin e sotëm, pas dëshmive të siguruara në rrugë operative dhe me urdhër të Gjykatës Themelore, policia lokale ka kryer bastisje në shtëpinë e tij ku përveç mjeteve për komunikim si prova materiale, ka gjetur edhe një sasi të lëndës narkotike e llojit marihuanë. Sinani menjëherë është dërguar para organeve të rendit. Siç mëson Alsat, për të njëjtin, Prokuroria Publike ka caktuar masën e paraburgimit 8 ditorë.
Burimet policore njoftojnë se i njëjti dyshohet se më 22 shtator të ketë demoluar shtabin e Koalicionit për Maqedoni Evropiane në Kumanovë.
Personi është i njohur edhe për vepra tjera delikuente si dhe për organet policore njihet edhe si përdorues aktiv i lëndëve narkotike. Paraprakisht mësohet të ketë kërcënuar edhe gjykatës, përmbarues dhe polic.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5