Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriArrestohet ‘mjeshtri’ i vjedhjes së telefonave

Arrestohet ‘mjeshtri’ i vjedhjes së telefonave

Policia e Tiranës ka vënë ë në pranga një 35 vjeçar, pasi akuzohet për disa vjedhje telefonash në kryeqytet.
Policia njofton se në pranga ka rene Abdyl Peqini, 35 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas më datë 18.12.2017, rreth ores 11:30, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “5 Maji”, tek tregu, telefonin , shtetases R. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë,

Gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni i vjedhur.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 12.12.2017, dyshohet se në një linjë e autobuzit i ka vjedhur telefonin shtetases F.Sh., 32 vjeçe, banuese në Mat.

Më date datë 16.12.2017, dyshohet se në rrugën “Ferit Xhajko”, tek stacioni i autobuzit të unazës, i ka vjedhur nga xhepi telefonin shtetases K.Sh., 19 vjeçe, banuese në Tiranë .

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet i’u referuan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments