Arrestohet 39 vjeçari që rrahu nënën e tij

0
214
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Nga MPB thonë se gjatë ditës së djeshme në Kumanovë është arrestuar një 39-vjeçar i cili kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Policia gjatë bastisjes tek i njëjti ka gjetur marihuanë.

“Me datë 18.08.2023 në ora 19:30 në Kumanovë, policët nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria B.S. (39) nga Kumanova, për shkak se fizikisht ka sulmuar nënën e tij dhe se gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”.