Arrestohet 22-vjeçari, ofendoi dhe sulmoi policët gjatë votimeve

0
15

Një qytetar 22-vjeçar i Shkupit sot e ka prishur rendin dhe qetësinë publike në vendvotimin në Shkollën Fillore “Lazo Angellovski” në komunën e Aerodromit. Ai ka ofenduar qytetarë dhe fizikisht i ka sulmuar nëpunësit policorë.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Siç kumtoi MPB, personi është shoqëruar në Stacionin Policor Aerodrom dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për K.Zh. (22) nga Shkupi.

Policia është duke ndërmarrë masa për zbardhjen e ngjarjes. Pas incidentit, para shkollës ka prani të përforcuar të policisë, ndërsa votimi është duke u zhvilluar.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5