Arrestohen në Zvicër dy shqiptar me drogë që vlen mbi 1 milion franga

0
41

Gjashtë persona janë vënë në pranga në Zvicër, dy prej të cilëve shqiptarë pasi u kapën me një sasi prej 15 Kilogram heroine. Lënda narkotike kishte mbërritur direkt nga Shqipëria në mesin e muajit shkurt. Operacioni u zhvillua nga policia në Gallen, Cyrih, Schwyz dhe Gjenevë, ndërsa vlera e lëndës narkotike i tejkalon 1 milion franga. Në pranga gjithashtu u vunë edhe dy vëllezër nga Serbia.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Nga rajoni Linthgebiet, droga shpërndahej tek tregtarët me shumicë në të gjithë Zvicrën. 43-vjeçari u arrestua menjëherë pas dorëzimit të heroinës në dy tregtarët e drogës.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5