Njësia e krimit ekonomik dhe kompjuterik pranë SPB Shkup mbrëmë i ka privuar nga liria personat A.L.(43) dhe H.B.(42) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën penale “falsifikim i parave”.
Siç kumtoi MPB, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra operative është konstatuar se të arrestuarit në fund të vitit të kaluar, gjegjësisht në 30 dhjetor të vitit 2017 në supermarketin “Tineks” në qarkullim kanë lëshuar 20 bankënota të falsifikuara në vlerë prej 500 denarëve.
Gjatë privimit nga liria dhe kontrollit të kryer, te A.L. janë gjetur gjashtë bankënota në vlerë prej 100 eurove, gjashtë bankënota nga 50 euro, tri bankënota në vlerë prej 500 denarëve, një bankënotë prej 1.000 denarë, dy bankënota nga 100 denarë dhe një bankënotë nga 200 denarë. Pastaj është vërtetuar se dy bankënota nga 100 euro dhe dy bankënota nga 500 denarë janë falsifikuar dhe përgatitur për lëshim në qarkullim nga ana e A.L. Gjatë kontrollit te A.L. është gjendur edhe letërnjoftim i falsifikuar./Gazeta Express/