Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArmend Arsllani: Do të mund të realizojmë deri në 600 testime në...

Armend Arsllani: Do të mund të realizojmë deri në 600 testime në ditë

Zëvendës ministri i shëndetësisë, Armend Arsllani në kuadër të emisionit të sotëm “Rruga drejt…”, u shpreh se gjatë këtyre dy-tre javëve pritet të arrij numri më i madh i të prekurve nga koronavirusi, andaj sipas tij institucionet kanë ndërmarrë të gjitha masat për tu përballur me një valë të re të pacientëve të infektuar. Gjatë kësaj periudhe sipas Arsllanit, institucionet shëndetësore të vendit do të mund të kryejnë deri në 600 testime në ditë.

“Deri tani kemi bërë testime, në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) janë diku mbi 200 testime në ditë, të cilat bëhen në këtë Institut. Në qoftë se këto laboratori do ti plotësojnë kushtet në bazë të komisionit, të njëjtat do të aprovohen në komision dhe do të hyjnë të analizojnë materialin i cili do të mirët. Dhe këtu në bazë të asaj që është parapa kapaciteti sa do të arrij, besoj se do të arrij deri në 600 testime në ditë. Tani meqë kemi hy edhe në një fazë tjetër, ku numri në këto dy-tre javë pritet që të rritet dhe të arrij atë pikun e vet, do të kemi një rritje dhe një numër më të madh në këto ditë që vijojnë. Andaj edhe hapi tjetër është që të bëjmë më shumë testime në këtë periudhë”, tha Armend Arsllan, zv. ministër i shëndetësisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!