Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriArmand Duka nxjerr SMS-në që mori para tritolit: Ik ose 60 plumba...

Armand Duka nxjerr SMS-në që mori para tritolit: Ik ose 60 plumba i ke në kokë

Presidenti i FSHF-së Armand Duka të cilit iu vendos një sasi tritoli në hyrje të banesës mbrëmjen e së hënës konfirmoi se ka marrë një SMS kërcënues për jetën pak ditë më parë.

Duka tha në emisionin “Opinion” se një numër i panjohur i dërgoi mesazhin me tekst: “Ti lun me 2 standarde. Ti kurvë tallesh me lekët tona. Për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kurvë se betimi u ba i pakthyshëm”.

Kreu i FSHF-së tha se nuk kishte bërë denoncim në polici, por kishte bërë disa verifikime personale dhe se kishte rezultuar që ai numër kishte bërë një rimbushje në një dyqan në Durrës dhe nuk ishte përdorur më.

Duka tha se numri figuronte në emrin e Sabian Rrapushi dhe një person i tillë kishte 1 mijë numra. Ai tha se nuk e denoncoi në polici pasi nuk kishte besim që do të gjendej diçka.

“Edhe nga gjithë këta policë që janë mbledhur këtu sot nuk pres gjë sepse autori kushedi ku bredh me kalë. Si tek “Pylli i Lirisë” – tha Duka. ©LAPSI.al

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments