Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderArdit Iljazi është në gjendje të mirë, shpjegon momentin e goditjes

Ardit Iljazi është në gjendje të mirë, shpjegon momentin e goditjes

Futbollisti i FC Shkupit, gostivarasi Ardit Iljazi është në gjendje të mirë shëndetësore pas goditjes që mori dje nga tifozët e Shkëndijës në transfertën në Tetovë, ndeshje kjo që në fund u mbyll me rezultatin e fillimit 0:0.

Këtë moment aspak të mirë, Iljazi e ka rrëfyer për Open-TV, ku edhe ka treguar rastin.

“Unë duhej që të shkoja në nxemje, sepse isha i planifikuar që të hyjë në lojë. U nisa ta marrë markerin dhe pastaj nuk di çka ka ndodh. Jam goditur me një shishe dhe më humbi vetëdija. E kam të çarë ballin dhe syrin e majtë e kam të lënduar. Më dërguan në spitalin e Tetovës. Tash ndihem më mirë. U mërzita shumë për këtë që ndodhi, por nuk ke çka të bësh. Qoftë e kaluar”, deklaroi për Open-TV, mbrojtësi i krahut të djathtë të FC Shkujpit, Ardit Iljazi.

Vlen të përmendet se derbi i djeshëm shqiptarë ishte ndërprerë disa herë, ndërsa përveç Iljazit, gjatë pjesës së dytë nga ana e tifozëve të Shkëndijës ishte goditur edhe arbitri anësorë.

 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments