Wednesday, May 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionArdian Demiri: Secili nga ne ka një model frymëzimi

Ardian Demiri: Secili nga ne ka një model frymëzimi

Ardian Demiri

Secili nga ne ka një model frymëzimi.
Sot po qarkullon një lajm interesant në portalet lokale të Strugës për arsimtarët e fshatit Dollogozhdë të Strugës në vitet 50-ta.
Në mesin e tyre edhe babi im i ndjerë – Masar Demiri i cili për 1 vit si mësues shërbeu në fshatin e tij të lindjes – Dollogozhdë të Strugës pikërisht ne këtë periudhe kur kishte vetëm 19 vite moshë.
Dua të ndaj me ju atë që ndoshta për nji pjesë të miqëve të mi pak dihet (sepse babi im ka nderruar jetë 25 vite më parë në moshë 50 vjeçare), ai pasi që u largua nga mësuesia si profesion, u nis për studimet e larta në fakultetin juridik në Beograd atëhere kryeqyteti i ish Jugoslavisë, dhe atje i kreu studimet e fakultetit të drejtësise në nji afat rekord diplomimi (3 vite e gjys), pa e ditur gjuhen sërbishte fare, me fjalorin shqip/sërbokroarisht të Sokol Dobroshtit në dorë.
Poashtu këtu dua të theksoj edhe një fakt tjetër për atë, që atë kohë ishte ndër juristët e diplomuar të ralle( ndoshta dy ose tre gjithsej) në qytetin e Strugës , dhe si i tillë pasi e kaloj me sukses edhe provimin e jurisprudencës në Shkup, u punësua për herë të parë në gjykaten komunale të Strugës, kur më vonë edhe zgjidhet gjykatës në vitin 1970 për nji mandat(deri 1974). Sa kam unë informacion, është gjykatësi i par shqiptar në këtë gjykatë istorikisht dhe ndër të vetmit me fakultet drejtësie dhe me provim të dhënë të jurisprudencës aty, në kohën kurë një numër i madh i gjykatësve aty vinin nga qyteti i Ohrit dhe një pjesë ishin me kurse gjykatësie atere.
Si për gjithë fëmijët e tjerë, edhe për mua babai im ishte dhe mbetet i veçantë dhe i pazavendësueshëm, por ajo që desha të ndaj me ju këtu është momenti që ai edhe pasi iku nga kjo botë, personalisht për mua ishte dhe mbeti standardi të cilin unë në asnjë mënyrë nuk guxoja dhe vazhdoj të mos guxoj ta nëpërkëmb qoftë për moshën që i kisha, qoftë edhe sot kur jeta dhe puna jonë është përplot me sfida nga më të ndryshmet, sepse gjithmonë më kujtoheshte dhe e kujtoj edhe sot rrugëtimin e tij që nisi para 60 viteve për diçka ndryshe për vete dhe për ne,jëtën dhe sakrifivat e tij në fshat , më pas jëtën dhe sakrificat e tij si student në nji vend aq të madh për një njeri nga fshati e më pas edhe peripecitê që ai i përjetoi si intelektual këtu sa nga sistemi i atëhershëm po aq edhe nga ata të cilët ndoshta nuk arrinin dot ta kuptojnë aq sa duhet për atë që ishte, ose ndoshta për atë që ai kishte arritur të bëjë me veten por indirekt edhe për ata.
Ai arriti të ngrejë një familje të shëndoshë mbi baza dhe principe të shëndosha, në cilën e vetmja gje qe i siguronte suksesin e ngadaltë por të sigurt ishte puna,mësimi dhe korrektësia.Kishte dhe e ka një grua po aq zonjë e shkolluar edhe ajo në Beograd për mjeksi, që nha momenti pasi ai vdiq me aq shumë sakrifica arriti ta mbaj familjen po aq unike dhe të shëndoshë si deri atëhere, me dy fëmijë poashtu që më vonë u shkolluan – njerin inxhinjer e tjetrin jirist, e kështu me rradhë.
Kur e mendoj më hollë, edhe unë sot nuk dëshiroj më shumë se kaq për familjen time. Kjo gjendje familjare është e vetmja garancë që në familjet tona të shtrejta të rriten e zhvillohen fëmijet tanë në qetësibdhebtë shëndoshë, në frymën e familjes tonë tradicionale ku puna, mësimi, korrektësia janë bazat e suksesit individual,familjar dhe kolektiv më pas. Edhe djali im i vockël sot e mban emrin e tij.
E faleminderoj ç’do natë e çdo ditë për gjithçka qe bëri dhe për ghithçka që la.Ajo që ai la pas për ne sot është një aset familjar shumë i vyeshëm dhe burimi i lumturisë tonë familjare. Me atë që ai la pas më bindi përfundimisht që vdekja edhe nuk është domosdoshmërisht fundi, por esencialisht fillimi. Dhe fillimi mundet të jetë i mbarë ose edhe i prapsht . Nga në të gjallët dhe nga veprat tona varet.
Ju falemnderit për durimin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments