Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiArbëresha Vlashi nga Veleshta do të jetë bartëse e listës nga BDI...

Arbëresha Vlashi nga Veleshta do të jetë bartëse e listës nga BDI për këshilltare e Strugës

BDI e Strugës cakton bartese liste për këshilltare në Strugë, ARBËRESHA VLASHI nga Veleshta!

Znj.Arbëresha Vlashi është një figurë dhe personalitet i njohur në qytetin e Strugës, me profesion është Ekonomiste e diplomuar (Dega Adminstrim Biznesi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër). Gjatë karrierës së saj ka qënë e angazhuar si Koordinatore Regjionale në Qendrën për Planifikim dhe Zhvillimin e Rajonit Jugperëndimor në R.e Maqedonisë së Veriut, ndërkohë në mënyrë aktive ka qënë një zë i çmuar në aktivitetet e Organizatave Joqeveritare në vendin tonë, ku me sukses i ka kryer aktivitetet e sa si në sektorin publik ashtu edhe atë Joqeveritar.

Znj.Arbëresha Vlashi gjatë kryerjes së aktiviteteve të saj përveç Zhvillimit një rëndësi të veçantë i ka kushtuar aktiviteteve që kanë të bëjnë me problemet mbi Ambientin Jetësor, aktiviteteve që kanë të bëjnë me personat me aftësi të veçanta në vendin tonë si edhe aktiviteteve që kanë tematikë Multikulturalizmin në R.e Maqedonisë së Veriut, ku është angazhuar për barabarësi mes qytetarëve pa marr parasysh Kombësinë, Besimin, bindjeve politike apo ngjashëm.

Kujtojmë se Ramis Merko ështe përsëri kandidati i BDI-së në Strugës për kryetar komune.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments