Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArbër Ademi: Politizimi i arsimit është i papranueshëm

Arbër Ademi: Politizimi i arsimit është i papranueshëm

Nuk kam agjendë personale ose partiake për prishjen e cilësisë të sistemit arsimor kombëtar por e kundërta, kam agjendë për përmirësim, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në lidhje me ngjarjet në shkollën fillore “Njegosh” në fshatin e Shkupit – Jurumleri dhe reagimet për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe.

Ai në promovimin e EVN-kabinetit në shkollën e mesme teknike të Gostivarit është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të lidhura me ngjarjet aktuale në arsim.

“Kam thënë në shumë raste se nuk duhet të lihet hapësirë për krijim të paragjykimeve. I ndjekim ngjarjet në komunën e Gazi Babës dhe konkretisht shkollën “Njegosh” dhe paralajmërimet për protestë. Apeloj të mos e politizojmë arsimin, sepse ajo është e papranueshme dhe të mos e shndërrojmë në arenë politike ose etnike. Të fokusohemi në bashkimin”. nënvizoi Ademi.

Rasti me shkollën “Njegosh” u bë aktual pas reagimeve të disa prindërve të cilët thanë se ka dhjetëra nxënës të cilët e kanë mbaruar klasën e pestë dhe deri tani nuk janë regjistruar në klasë të gjashtë. Ata kërkojnë që mësimi për fëmijët e tyre të zhvillohet në gjuhën amë të tyre. Prindërit paralajmëruan protestë të mërkurën.

Ademi u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarëve për ngecjen e ndërtimit të pjesës për paralelet në gjuhën maqedonase në shkollën e mesme “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Sipas tij, bëhet fjalë për mosplotësim të standardeve të cilat janë të nevojshme gjatë përpunimit të dokumentacionit teknik.

“Shërbimet tona kanë vërejtje në dokumentacionin e tyre. Ne, dhe unë si ministër do të mbajmë përgjegjësi serioze nëse investojmë në projekte që nuk i plotësojnë standardet. Rast të tillë në komunën e Tetovës kishte edhe në shkollën në Xhepçishte dhe shkollën e mesme të mjekësisë. Ne nuk i ndajmë shkollat, mësimdhënësit dhe nxënësit dhe do t’u dalim në vigjilje të gjithëve. Le t’i korrigjojnë vërejtjet të cilat ua kemi parashtruar.

Ministri paralajmëroi se së shpejti do të ndërtojnë salla sportive në fshatrat e Gostivarit Dobri Doll dhe Debreshe si pjesë e strategjisë për investime në të gjitha komunat.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!