Arben Taravari sot zyrtarisht shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale

0
114

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot zyrtarizon kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut nga opozita shqiptare – Lidhja Europiane për Ndryshim.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi zyrtar.

“Nesër, e enjte,15 shkurt 2024, me fillim në ora 10:00, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, do të shpallë kandidaturën e tij për President të Republikës, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, përkrahur nga Koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim – LEN”, thuhet në njoftim.

Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike,Izet Mexhiti, i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i Alternativës, Afrim Gashi, si dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku. Konferenca për media do të mbahet në sheshin e qytetit të Gostivarit.(INA)


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5