Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionArben Taravari: Le të jetë z.Blerim Reka Presidenti i parë shqiptar në...

Arben Taravari: Le të jetë z.Blerim Reka Presidenti i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut


Shkruan: Dr. Arben TARAVARI

Kandidatura që promovojmë si president është Prof.Dr. BLERIM REKA.
Duhet të jemi të nderuar që një njeri kaq i mirë mund të na vijë si Presidenti i ynë i ardhshëm.
Aftësitë e tij intelektuale padyshim që janë fituese prej në tavolinë, pasi ai është një diplomat kariere, ambasador dhe akademik, profesor të cilin e kanë zgjedhur shumë vende të botës për t’i lektoruar, poliglot që zotëron 8 gjuhë si rrallë president dhe si asnjë i derisotëm në Maqedoni. Pra padyshim që nga përgatitja intelektuale mendojmë që është Fitues pa nisur gara.
Por ajo që duhet të theksohet veçanërisht është personaliteti i tij i jashtëzakonshëm.
Popujve të Maqedonisë së Veriut, dhe çdo populli sigurisht, ju duhen sidomos njerëz të ndershëm e plot dashuri për shoqërinë, cilësi që z.Reka i ka të evidentuara në çdo rrethanë. Ai nuk bën të mirin, ai është i mirë. Maqedonia e Veriut ka nevojë të përfaqësohet, sidomos tani nga një President me background e njohuri të thella diplomatike, e mbi të gjitha me zemrën në vendin e duhur!
Jam aq i bindur që ai nuk do t’i ndajë njerëzit në të bardhë apo të zinj, në muslimanë apo të krishterë, në të gjatë apo në të shkurtër, në të pasur apo në të varfër, ai do të jetë Presidenti i të gjithëve duke u përpjekur po njësoj për të gjithë!
Sigurisht që z.Reka e di dhe do t’a dijë që në këtë shtet jetojnë etni të ndryshme, dhe do përpiqet ashtu si duhet të bëjë çdo politikan i mënçur që barazia ndëretnike dhe respekti ndëretnik të shkojnë në vendin e duhur.
Dhe së fundi, të gjithë thonë se z.Reka nuk ka shumë mundësi për të fituar sepse është Shqiptar!!!
Pse?! Çfarë gabimi na qënka të jesh shqiptar?!
Pse në këtë shtet multi-etnik ku rron dhe populli shqiptar, nuk qënka e thënë që ketë një President Shqiptar?!
Shqiptarët nuk janë as budallenj, as inferiorë dhe as minoritet!
Le të jetë z.Blerim Reka Presidenti i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, kështu do kuptojnë dhe ata shqiptarë që fatkeqisht nuk besojnë tek vlerat shqiptare, që bëjmë gabim të madh moral, patriotik e mbi të gjitha njerëzor!
Shqiptarët kanë drejtuar Perandori, kanë themeluar akademi e universitete botërore, pse në Maqedoni nuk u besokan të aftë për President?!
Nuk dua t’a kthej këtë garë në një debat etnik, diskriminues e shovinist, por fakti që BDI-ja, shqiptare me sa pretendojnë ata vet, solli një kandidaturë maqedonase duke mos zgjedhur një shqiptar se sipas tyre nuk paska ndonjë shqiptar aq të zgjuar për President, më provokoi mua dhe shumë shqiptar të tjerë!
Dhe si konkluzion, miqtë e mi, uroj që në këtë garë të fitoj më i miri, më i miri që njoh dhe jam i bindur që do ishte Presidenti i duhur është z.Blerim Reka!

#meBlerimRekën

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!