Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArben Taravari: Ka ardhë ndryshimi, nuk ka më heshtje para Krimit Elektoral

Arben Taravari: Ka ardhë ndryshimi, nuk ka më heshtje para Krimit Elektoral

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka shkruar në fejsbuk se “asnjë parti normale, shqiptare ose jo, nuk mund të jetë pjesë e një bashkimi të paligjshëm”.

“Kërkesa për bashkim ka për qëllim mbylljen e gojës ndaj grabitjes së votave që ka ndodhur, ka për qëllim hutimin e popullit që i është ndryshuar vullneti”, shkruan Taravari, njofton Shenja.

Sipas numrin 1 të Gostivarit, kërkesa për bashkim ka për qëllim justifikimin e veprimeve anti-ligjore që ndodhën gjatë tre ditëve të votimit.

“Është sikur hajduti që të ka vjedh shtëpinë tash të të ftojë për drekë. Ka ardhur ndryshimi, nuk ka më heshtje para krimit elektoral! Në vend të bashkimit le të kërkojnë disa avokatë të mirë kësaj here se do të kenë nevojë”, shkruan Taravari. /SHENJA

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments