Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniApel për ata që shkojnë në Kodrën e Diellit

Apel për ata që shkojnë në Kodrën e Diellit

Në qendrën rekreative dimërore “Kodra e Diellit” në këtë dhe veçanërisht në vikend, pritet që të fillojë sezoni i ri turistik, pas çka dukshëm do të rritet dinamika e automjeteve dhe njerëzve, në veçanti gjatë vikendeve, kur kjo qendër rekreative dimërore më shumë vizitohet nga mysafirë, të apasionuar pas sporteve dimërore.

Për të shmangur aksidente më të mëdha të komunikacionit si dhe probleme të padëshiruara të natyrës së sigurisë, Sektori për punë të brendshme në Tetovë apelon deri të pronarët e automjeteve motorike që në tërësi të respektojnë regjimin e vendosur për lëvizje dhe parkim si dhe urdhrat e pjesëtarëve të policisë.

Ata të cilët në Kodrën e Diellit planifikojnë që të shkojnë me automjete gjithashtu këshillohen, që automjetet e tyre t’i mbyllin mirë dhe në to të mos lënë gjësende me vlerë, si çanta, telefona celularë, syza dielli, lap top dhe të ngjashme. Vozitësit rikujtohen për obligimet ligjore që kanë për mbajtjen e pajisjeve dimërore dhe me përgjegjësi të sillen kundrejt pastërtisë publike, gjegjësisht të mos i hedhin mbeturina vend e pa vend, por në vende dhe kosha të përshtatshëm për mbeturinat.

Pronarët e sajave motorik sërish sugjerohen që të mos lëvizin me sajat e tyre në pistat e skijimit, për shkak se me saja motorik në pistat e skijimit vënë në pikëpyetje sigurinë personale, por edhe personave të tjerë të pranishëm në shtigjet skijimit.

Në këtë muaj, por edhe në dy tre muajt e ardhshëm, Sektori për punë të brendshme në Tetovë, do t’i përforcojë aktivitetet e planifikuara preventive në Kodrën e Diellit, me qëllim që shpejtë të zbulojë dhe mënjanojë të gjitha ato lëshime dhe mangësi të sigurisë dhe natyrave të tjera si dhe në mënyrë adekuate të sanksionojë kundërvajtësit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments