Qytetaret e Maqedonise,Kosovës dhe Shqipërisë ankohen per skamjen e madhe dhe krizën e madhe ekonomike me te cilen perballen cdo dite, por nje panorame tjeter paraqitet neper dasma apo gezime te tjera familjare,te cilat zhvillohen zakonisht ne sezonin e veres.
Kengetaret qe llogariten si me te njohur dhe profesionist ne skenat shqiptare,pervec cmimit te larte qe caktojne per te performuar neper dasma,ata marrin dhe nje shume te madhe parash si ‘bakshish”.
Hedhja e parave per kengetaret qe performojne neper dasma,ka marre nje hov te madh duke i kaluar te gjitha kufijte e normales.