Partitë e vogla do të kenë fatin e Imer Selmanit dhe shumë politikanëve tjerë shqiptar të cilët edhe pse kishin “apetite” të mëdha, dështuan në politik për shkak të mendjemadhësisë, vlersojnë analistët për portalin ExPress.mk
Analisti Faik Krasniqi thotë se shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet të formojnë parti, por të grumbullohen në dy partitë më të mëdha, BDI dhe PDSH.
“Shqiptarët duke garuar me nga 7-8 parti e më shumë, po shpërndahet vota e tyre, dhe më shumë se 29 deputetë, kurrë s’po arrijnë të fitojnë. Sikur shqiptarët në zgjedhje të marrin pjesë me vetëm dy parti, dhe ta mobilizojnë elektoratin shqiptarë, për dalje sa më masive në zgjedhje, do të fitonin 40-45 deputetë, dhe do të ishin faktor vendimarrës në politikën e Maqedonisë. Vetëm në këtë mënyrë shqiptarët do të ishin të fuqishëm politikisht dhe ekonomikisht”, vlerëson analisti Krasniqi.
Sipas tij formimi i partive është vetëm dështim dhe jointeres i shqiptarëve në Maqedoni.
“Çdo intelektual shqiptar që e ka në mendje këtë gjë, duhet ta di që nuk i shërben shqiptarëve formimi i një partie të re, dhe do ta kenë fatin e njëjtë si të Imer Selmanit”, konsideron Krasniqi.
Nga ana tjetër publicisti dhe analisti i njohur shqiptar nga Maqedonia, Musa Lamallari thotë se fragmentizmi i spektrit politik shqiptar në Maqedoni nuk sjell asnjë të mirë kolektive përveç zgjatjes së jetës së funksionimit të shtetit unitar dhe të elitës kapitulluese të Ali Ahmetit përballë këtij koncepti.
“Të jesh bajraktarë ka disa kushte, të cilat nuk i plotëson asnjë lidership i partive të vogla, sepse të gjithë me CV janë puthadorë të dy partive PDSH dhe BDI që ua kanë ngjyrosur jetën politike në Maqedoni. Me votë të lirë në shtetin dhe sistemin unitar, ku statistikat, listat zgjedhore dhe procesi zgjedhor, që aspak nuk përmbushin standardet demokratike, nuk kontrollohet nga partitë e vogla, por edhe më keq, nuk kontrollohet as nga partitë e mëdha shqiptare BDI dhe PDSH. Mua më vjen keq të them, por duhet ta them se partia e Ali Ahmetit, si parti e dalur nga konflikti i vitit 2001, të vetmin ndryshim që ka lejuar të ndodh, nuk ka dyshim se është pikërisht procesi zgjedhor me 6 njësi zgjedhore dhe me lista partiake në zgjedhje. Pra, votohet për parti dhe kryetar partie dhe jo për kandidatë dhe përfaqësues të qytetarëve. Kështu këtë klani i Zajasit e ka lejuar me paramendim, por ju ka konvenuar edhe partive tjera deri diku, por me këtë kanë varrosur vlerat e lirisë dhe demokracisë, sigurisë dhe drejtësisë, kurse qytetarët shqiptarë i kanë bërë të varfër shpirtërisht dhe materialisht, i kanë shndrruar në tifozë të dëgjueshëm, asgjë më tepër”, nënvizon analisti Lamallari.
Ai konstaton se partitë e vogla shqiptare, edhe nëse grupohen, siç pretendojnë dhe siç dëshirojnë qarqet opozitare maqedonase, do ta kenë veshtirë, shumë vështirë të prishin ballancin e 4 partive më të mëdha në Maqedoni: VMRO, LSDM, BDI dhe PDSH.
“Ata për momentin nuk kanë strategji dhe nuk kanë guxim sikurse ka DSHM-ja, shqiptarët e Diasporës të përcaktohen për diçka tjetër, deri sa janë gati të marrin pjesë në zgjedhjet e dyshimta në Maqedoni, ku mendojnë se do të demokratizojnë sistemin unitarist prej brenda, pikërisht atë sistem ku lindin kalkulimet, korrupcioni, vasalët, metamorfozat e tyre të njëpasnjëshme, dyftyrshit, tradhtarët, vrasësit e shqiptareve. Aty s’ka asgjë të mirë, as për neve as për ata slavë që janë në hamnedje dhe nuk i besojnë politikës serbofile të Gruevskit”, shprehet analisti Lamallari në ciësin edhe të kryetarit të Organizatës Diaspora Shqiptare për Maqedoni.ExPress.mk