Wednesday, May 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAnalistët: Në BDI po zhvillohet beteja mes të vjetrës dhe të resë

Analistët: Në BDI po zhvillohet beteja mes të vjetrës dhe të resë

Në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) po zhvillohet një betejë mes të vjetrës dhe regresives me të rejën dhe progresiven, kështu thonë për PRESSonline njohësit e zhvillimeve politike në vend duke komentuar zhvillimet në kampin integristë dhe paknaqësitë e shfaqura brendapartiake në këtë subjekt.

Analisti politik Urim Saliu konsideron se në BDI po zhvillohet një betejë brezash, dhe këtë sipas tij, nuk mund t’a mohojë e fshehë askush.

“Kjo po e shpie këtë subjekt në një komplot të brendshëm edhepse kjo mundohet të fshihet nën arsyetimin e ndryshimeve në parti. Tashmë duket hapur mes atyre që me vite kanë patur pushtet dhe atyre që janë aty dhe kanë funksione të larta. Por këta të dytët në krye me Grubin e Osmanin janë të zgjedhurit legjitimë brenda organeve të partisë. Osmani dhe Grubi kanë një përgjegjësi shumë më të madhe se pjesa tjetër e të pakënaqurve që politikën mund t’a bëjnë me tubime nëpër lagje të ndryshme ,por zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm këto duhet dhe po e bëjnë nëpër institucione në momente të rëndësishme të vendit”, deklaroi Saliu për PRESSonline.mk

Ai potencon se lufta po bëhet se kush ka më shumë mbështetës por në fakt është se kush prej tyre ka patur më shumë forcë pushteti.

“Garnitura e fundit me politikanët e rinj del se ka më shumë fuqi politike dhe pushteti. Pjesa tjetër duket se më shumë se për ndryshime dhe reforma në parti e ka personale,në kthimin e tyre në funksione të larta duke menduar se pa t’a nuk mbijeton BDI. Këtë dilemë mes së vjetrës dhe të resë e ka në dorë për t’a zgjidhur vetë Ali Ahmeti për të cilin ka ardhë çasti i mbramë që të veprojë . Ky teatër politik duhet të mbarojë bashkë me teket personale të dikujt që flasin për vlera por nuk respektojnë organet partiake dhe kierarkinë”, nënvizoi Saliu.

Në anën tjetër, analisti politik Blagojçe Atanasoski thotë se frika e “Grupit të zjarrit” është se nëse gjenerata e re e udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi konsolidon pushtetin e brendshëm partiak pas largimit të Ali Ahmetit, ata do të marrin në dorë partinë, duke lënë plotësisht jashtë gardën e vjetër si Izet Mexhitin, Musa Xhaferin, Blerim Bexhetin, Nevzat Bejtën e të ngjashme.

“Ndërrimi i brezave erdhi natyrshëm me formacionin e ri të ri të Grubit, Bekteshit, Arbr Ademit. Mirëpo, BDI ka qenë parti në pushtet për gati dy dekada, me një përjashtim të vogël nga viti 2006-2008, por kjo mund të quhet edhe një betejë pozicionimi për fronin pas Ahmetit. Herët a vonë, natyrshëm dhe biologjikisht një ditë Ahmeti duhet të largohet nga pozita e lartë në BDI. Pyetja është se kush mund ta pasojë atë me një autoritet të tillë. Mbase frika e “zjarrit” është se nëse gjenerata e re e udhëhequr nga Grubi konsolidon pushtetin e brendshëm partiak pas largimit të Ahmetit, ata do të marrin në dorë partinë, duke lënë plotësisht jashtë gardën e vjetër si Mexhtin, Musa Xhaferin, Bexhetin, Bejtën e të ngjashme”, deklaroi Atansoski për PRESSonline.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments