Mobileri Kupa
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Amdi Vinca, kamermani “simbol i Strugës”
Qyteti, Slider

Amdi Vinca, kamermani “simbol i Strugës”

🧍‍♂️Amdi Vinca, kamermani “simbol i Strugës”
#njerëzngajetaepërditshme
Ishte vetëm 15 vjet në vitin 1991 kur për herë të parë Amdi Vinca do niste rrugëtimin me kamerën dhe televizionin, pasion i cili asnjëherë nuk u shua por nga viti në vit vetëm se u bë më profesional. Sot edhe pse akoma nuk i ka mbushur të 44-tat Amdi Vinca është kamermani që ka regjistruar të kalurën e Strugës në të gjitha dimenzionet në këto 30 vjet duke arkivuar atë me pamje, në një mori ngjarjesh.
🎬 Amdi Vinca tregon se gjithçka filloi në televizionin e parë privat Kaltrina TV, ku përveç si kamerman u angazhua edhe si montazhier dhe realizues i lajmeve. Pastaj ai shfaqet edhe si xhirues edhe i shumë emisioneve dhe dokumentareve me autor të ndryshëm që janë shfaqur edhe në mediat e tjera si TVSH, RTK si dhe MTV2.
📹 ‘’Kamera është pjesë e pandarë në jetën time, nuk besoj se ka ndonjë moment i cili më ka lënë përshtypje a nuk e kam regjistruar ose fotografuar”.
Por puna si kamerman përvec kënaqësisë profesionale është edhe një punë e vështirë dhe me presion, sidomos presionet rriten në kohë të turbullta politike tregon Vinca.
Nuk ka patur aktivitete dhe manifestime për këto 30 vite në Strugë, në të cilat nuk kam asistuar qofshin ato politike, sociale apo sportive.

🧍‍♂️ Амди Винца, камераманот „симбол на Струга“
#луѓеодсекојдневниотживот
Беше само 15 години во 1991 година, кога за прв пат Амди Винца го започна патот со камерата и телевизијата, страст што никогаш не згасна, но од година во година стана само попрофесионална. Денес, иако сè уште не наполнил 44 години, Амди Винца е камераманот кој го сними минатото на Струга во сите димензии во овие 30 години, архивирајќи го со поглед, во низа настани.
🎬 Амди Винца вели дека сè започнало на првата приватна телевизија Калтрина ТВ, каде освен како снимател, бил ангажиран и како уредник на вести и водител. Потоа се појавува како снимател на многу емисии и на документари со различни автори кои се појавија во други медиуми како што се ТВШ, РТК и МТВ2.
📹 „Камерата е составен дел од мојот живот, не верувам дека има момент што ми има оставено впечаток а не сум го снимил или фотографирал“.
Но, работата како камераман покрај професионалното задоволство е исто така тешка и работа со притисок, особено се зголемуваат притисоците во бурните политички времиња, вели Винца.
Во Струга нема активности и манифестации во овие 30 години, во кои не сум снимал без разлика дали се политички, социјални или спортски.

March 23, 2021

Struga Ekspres