Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonie, gjatë një konference në Shkup u tregua i ashpër dhe shumë direkt në pyetjet e pjesëmarrësve. Në pyetjen se a do të marrë vendi ynë datën për fillimin e negociatave në Tetor, Timonie dha përgjigje të ashpër. Ai tha se nuk duhet të presim datë as në Tetor dhe se njëri nga shkaqet është pikërisht Kryetari i Komunës së Strugës. Për Ramiz Merkon, ambasadori Timonie theksoi se sillet në mënyrë skandaloze.
“Pse insistoni për atë datë? Keni shumë probleme. Në Strugë Kryetari i Komunës sillet në mënyrë skandaloze. UNESKO do t’ia marë statusin e Liqenit të Ohrit. Keni aq shumë korrupsion, ndërrohen drejtorë të shkollave në mënyrë diletanteske. Është marrëzi të të kërkoni datë për negociata në këtë periudhë. Keni shumë probleme, duhet të punoni ende shumë që të jeni të gatshëm për datë. Për mua është i çuditshëm obsesioni juaj me datën! Ne nuk duhet t’u lëmë të izoluar pa rrugë në BE, por nuk duhet as të shikojmë mes gishtave” – tha qartë Ambasadori i Francës në Shkup, Kritian Timonie.