Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriAmbasada e SHBA-së Shqipëri: Do monitorojmë votimin dhe numërimin

Ambasada e SHBA-së Shqipëri: Do monitorojmë votimin dhe numërimin

Ambas.ada amerikane në Shqipëri thotë se është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Në një postim në twitter, Ambasada e SHBA-së thotë se ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit.

“Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer”.

Ndërkohë sot ambasadorja amerikane Yuri Kim pati një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në twitter ambasadorja Yuri Kim sqaron se takimi ishte në kuadër të takimeve që në 48 orët e fundit ka bërë me përfaqësuesit e lartë të vendit, si presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe tani kreun e PD-së.

“Ne përsërisim. Nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Po ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe.”

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments