Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAltrin Elmazi: MJAFT më me banditët dhe rrugeqërit e fshatit që mbështesin...

Altrin Elmazi: MJAFT më me banditët dhe rrugeqërit e fshatit që mbështesin njërën apo tjetrën parti

Mundohem deri diku ta ndjek aktualitetin politik ne vendlindje. Tek-tuk lexoj dhe ndonje reflektim te realitetit nga intilektualet qe kane ngel atje. Asgje, me te vertet asgje efektive, qe te me bej per vete, vetem perralla me mbret. Te them te drejten jo vetem qe kane ngel pak nga ato intelektual por edhe ato qe kane ngel nuk jane fare aktiv. Dikush ka frike te reflektoj se e humbet punen, ose i bejne ndonje santazh tjeter e keshtu me radhe… E dikush tjeter eshte nga ato pseudo-intelektualet qe per fatin tone te keq edhe nuk di te reflektoj.
Nejse, te mos e zgjasim shume, se thuajne reflektimet e gjata nuk i lexon kush.
Megjithate nese keni pak intetesim ketu posht ka permbajtje jo vetem kuantitative pooor edhe kualitative, tash ju vlersojeni vete.

Ne titujt e pare jane zgjedhjet, me duket do zhvillohen nga Prilli. Tash une kam disa sugjestione! Se te them te verteten nuk jam duke mbeshtetur ndonje parti. Poooor une e mbeshtes vetveten, dhe dua qe kete reaksion ta shperndaj me ju. Do i bie shkurt. Ja me poshte do jap disa sugjerime se si partite duhet te ballafaqohen me zgjedhjet:

1. Programi te koncentrohet ne zhvillimin ekonomik te vendit. Mjaft me me perrallat patriotike. Shqiptaret nuk eshte se kne nevoj per flamur, as per gjuhe as per skenderbe as per mit sokola as per kuq e zi, besoj se e kuptoni ne kontekstin. Po na lodhen ka 30 vjen me keto tendenca patriotike! Shqipetaret, dhe jo vetem, kane nevoje per nje vend qe do tju mundesoje nje pune me paga dhe benificione te mira. Kane nevoje per nje mireqenie ekonomike edhe jo per perrallat pseudopatriotike!

2. Mjaft me me “banditet e fshatit”!!! Po po, ju qe e lexoni kete e dini shume mire. Cdo fshat/qytet ka ato rrugecet qe mbeshtesin njeren apo tjetren parti. Keto individe bejne presionet nga me te ndryshmet. Keto mbushin kutite me vota! Apeli per partit politike: STOP me keto menyra te marrjes te mandateve. Distancihuni ne menyre rigoroze nga kjo teknike idiote sepse jeni ju qe i rekrutoni monstrat. Fitoni mor zotri votat me prezantimin e programeve. Inkuadroni mor zoteri vlerat! Prezantoni elektoratit program qe do zhvilloj ekonomine, arsimin, kulturen, industrine edhe fitoni votat. Cjane mor keto monstra qe vendosin fatin e nje populli?!!!

3. Figurat politike te kompromentuara! Hiqni bre keto mbetje nga spektri politik!!! Po si? mos i votoni bre… dilni me ide KUNDER brenda grupit! keto nuk i duan as antaret e shtepise se vet.

4. STOP NEPOTIZMIT. Ju e dini shume mire kete dukuri. Nese vellai, motra, babai, xhaxhi, daja, kushuriu dhe pjestare tjere te familjes dhe miqesise konkurojn per nje pune apo nje post publik, mos e aprovoni nese personi nuk ka kualifikimin e duhur!!! Kjo ne na ka lene mbrapa nja 100 vjet! Profesioni eshte i shenjte. Nese ne si komunitet nuk vlersojme profesionin por vlersojme ate ne baze te lidhjeve familjare ai komunitet ka mabaruar. Me vjen keq ta them po ka mbaruar. Pse do thoni ju? Po ja ta marrim nje shembull! Une jam i sigurt qe 100% te lexuesve e kane perjetuar! A keni pas nje profesor debil (edhe pse ka pas dhe ka profesore shume te mire), ehuuu jo nje une ne shkollen e mesme i kisha nja 3-4! Edhe ne universitet e njejta ishte! Tash jane shtuar me sa kam marr vesh! Bejuni bre VETO ketyre funderrinave. Mos lejono qe femija juaj te edukohet nga nje GOMAR. Ore GOMAR me gjith kuptimin e fjales, se e kam perjetuar vete.

Altrin Elmazi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!